
Takimi për dëgjimin e kandidatëve të propozuar për ambsadorë nga Ministria e Punëve të Jashtme, i paraparë të mbahet të premten në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, është shtyrë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, i cili ka fëjësuar opozitën për “sabotimin e procesit të caktimit të ambasadorëve”.
Në një postim në Facebook, Abazi ka shkruar se deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe ajo e AAK-së, Time Kadriaj kanë nënshkruar vetëm fletëprezencën dhe më pas kanë lëshuar mbledhjen, duke e bërë të pamundurën mbajtjen e takimit.
Ndërsa, Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti, tha se kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit./Insajderi.com