Takimi në mes të Presidentit të Ksovës Hashim Thaҫi dhe Komisionerit të BE’së Johannes Hahn i cili ishte paraparë të mbahej nga ora 13:15 është shtyrë për orën 16:00.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Presidentit përmes një komunikate për media.
“Për shkaqe objektive, takimi i paraparë i presidentit Thaçi për t’u mbajtur në orën 13:15 me komisionerin Hahn, është shtyrë për në orën 16:00 të ditës së sotme”
Ndërsa mediat janë të lejuara vetëm të marrin pamje në fillim të takimit.