Shtyhet testi i Arritshmërisë dhe i Maturës

Shtyhet testi i Arritshmërisë dhe i Maturës për shkak të pandemisë COVID-19.

Shtyhet testi i Arritshmërisë dhe i Maturës

Për shkak të rasteve të shumta pozitiv me COVID-19 është vendosur që të shtyhet testi I arritshmërisë dhe testi i maturës.

Këtë vendim, ministry Ramë Likaj e ka marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShP-në për shkak të situatës epidemiologjike të ditëve të fundit.

Sipas vendimit, datat e reja për mbajtjen e këtyre testeve janë:

Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 20.08.2020.

Testi i Maturës do të mbahet më datë 29.08.2020. /Insajderi/