
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pesë anëtarëve të një familje, që vdiqën gjatë një aksidenti në Suharekë.
Pacolli ka shkruar në Facebook, se shuarja e një familje të tërë, ka qenë tragjike dhe shumë e rëndë. Ai kërkon nga vozitësit që të kenë më shumë kujdes në komunikacion.
“Sot, një familje e tërë u shua në një aksident të tmerrshëm në fshatin Biraq. Një familje me banim në Zvicër e cila ka ardhur për të kaluar pushimet e tyre në vendlindje. Shumë tragjike, shumë e rëndë! Ju bëj apel: Kini kujdes, respektoni rregullat, respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve!”, ka shkruar Pacolli.