Shukri Buja dënohet me dy vite burg

Shukri Buja dënohet me dy vite burg

Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Shkuri Buja, është dënuar me dy vjet burg, njofton Insajderi.

Buja është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me rastin e njohur si “Feronikeli”.

Dy vjet më parë Buja ishte dënuar me tre vite burgim, por rasti ishte kthyer në rigjykim.

E avokati i Bujaj, Arianit Koci ka thënë se në shpalljen e vendimit për dënimin dy vjet, Gjykata Themelore nuk ka përfillur rekomandimet e Apelit dhe se atij nuk i është dhënë koha e duhur për tu përgatitur.

Tutje pas vendimit, Koci tha edhe se ky ishte një ndër gjykimet më të shpejta. /Insajderi.com