
Shukri Buja, ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Buja për Insajderin ka konfirmuar se ka marrë ftesën dhe do të gjykohet në cilësinë e të dyshuarit.
“Jam ftuar nga Prokurori i Prokurorisë speciale, në cilësinë e të dyshuarit. Me 17 korrik duhet të paraqitem”, ka thënë Buja për Insajderin.
Theksojmë se, Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të Raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime.
Ftesa deri më tani nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit)./Insajderi.com