“Shumë fusha mund të përfitojnë nga financimi amerikan”

“Shumë fusha mund të përfitojnë nga financimi amerikan”

Të mërkurën në Beograd, përfaqësuesit ekonomikë të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar për të bashkëpunuar në mënyrë që të ndihmojnë qeveritë e dy vendeve për zhvillimin ekonomik.

Nga shumë projekte të premtuara për financim nga administrata amerikane, turizmi e fusha tjera do të mund të zhvillohen, sipas kryetarit të Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Ai ka publikuar një listë të projekteve eventuale të financimit amerikan duke filluar me brezovicën, Rugovën, më pastaj fabrikën e baterive, teknologjitë 5G etj.

“Mundesite jane, neve na mbete te zhvillojmë projekte te mira dhe fizibile”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, në Prishtinë e Beograd pati deklaruar se prioritet amerikan është krijimi i vendeve të reja të punës. /Insajderi.com