Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani është deklaruar lidhur me vendimin e Këshillit Nacional për Cilësi duke mos akredituar disa programe në Universitetin e Prishtinës.
Ai ka thënë se nëse ky vendim është i bazuar dhe i definuar në kritere, duhet të mbyllen shumë kolegje private.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i Kēshillit Nacional për Cilësi për mosakreditimin e shumë programeve në Universitetin e Prishtinës a është vendim i “guximshëm” a vendim i “arsyeshëm”?
Nëse ēshtë i bazuar në kritere mirë të definuara atēherë ai duhet të pasohet edhe me mbyllje të shumë Kolegjeve Private në të cilat cilësia e studimeve dhe arritja e standardeve mbetet sfidë e pa arritshme. Fatmirësisht jo te të gjithat.