Si e cilëson Sali Berisha lëshimin e avionëve ushtarak mbi Preshevë

Si e cilëson Sali Berisha lëshimin e avionëve ushtarak mbi Preshevë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar situatën e krijuar sot nga serbët, të cilët lëshuan avionë ushtarakë mbi Luginën e Preshevës.

Berisha këtë veprim e ka quajtur terror hakmarrës dhe primitiv të Beogradit.

Me këtë rast, Berisha ka thënë se Serbia ka shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjen e NATO-s me Beogradin për Luginën e Preshevës, transmeton Indeksonline.

Ai madje ka publikuar edhe videon ku shihen avionët serbë teksa kryejnë manovra në ajër, veprim të cilin e ka cilësuar si “akt banditesk”.

Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë në Facebook:

Terror hakmarres primitiv i Beogradit ndaj shqiptareve te Presheves per arrestimin e provokatorit Gjuriç!

Te dashur miq, ne nje perpjekje te hapur konflikti Presidenti i Serbise, pas provokacionit te ulet, dergimit ilegal ne Mitrovice te ultranacionalistit Gjuriç dhe arrestimit te ligjshem te ketij vagabondi politik nga policia e Kosoves, shpalosi sot skenarin e konfliktit ne Presheve.

Ne nje akt terrorizimi te popullates civile shqiptare te Lugines se Presheves, ai zhvilloi stervitje ajrore me fluturime te ulta te avioneve ushtarake, duke shkelur ne menyre flagrante marreveshjen e NATOs me Beogradin per Luginen e Presheves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt terrori te vertet te Beogradit ndaj shqiptareve te Lugines se Presheves, me synime te qarta destabilizuese, u bej thirrje shqiptareve te Presheves te qendrojne te palekundur ne votrat e tyre pavaresisht nga provokacionet e turpshme te Beogradit, qe pashmangshem do te kene fatin e te gjitha akteve te tyre te verbta, ultranavionaliste te meparshme!

Shikoni videon e aktit banditesk te terrorit serb. sb