Si e implikoi Ukë Rugova, Skender Hysenin në aferën e vizave italiane?

Si e implikoi Ukë Rugova, Skender Hysenin në aferën e vizave italiane?

Edhe një ish-kryediplomat, ai nga radhët e LDK-së, Skënder Hyseni nuk përmendet për ndonjë sukses. Ai për më keq ishte përmendur edhe në aferën me viza italiane, grup që ishte drejtuar kryesisht nga Uka, i biri i ish-presidentit historik kosovar, Ibrahim Rugova.

Hyseni, sipas rrëfimit të Ukë Rugovës, kishte shfrytëzuar autoritetin e tij që anëtarët e familjes Rugova të mos jenë ngjashëm të barabartë me qytetarët tjerë të vendit.

Nga pozita e kryediplomatit kishte folur me ish-ambasadorin italian, Michael Giffoni në mënyrë që anëtarët e familjes presidenciale të privilegjoheshin në dhënien e vizave, duke anashkaluar caktimin e termineve dhe pritjen në sportelet e departamentit të vizave në Ambasadën Italiane në Prishtinë.