Danas shkruan se revolta civile që filloi para pak di" />
Vuçiqi manipuloi të gjithë

Si e infiltroi Vuçiq shërbimin sekret në protestë – për ta sulmuar më pas opozitën?

Protesta në Serbi u kthyen në të dhunshme. Presidenti serb e dënoi dhunën. Por, ka dyshime se ishte vetë shkaktar i saj.

Si e infiltroi Vuçiq shërbimin sekret në protestë – për ta sulmuar më pas opozitën?

Gazeta serbe Danas shkruan se revolta civile që filloi para pak ditësh në Serbi, u shndërrua në protestë të dhunshme jo nga qytetarët e pakënaqur që protestonin, por personat e infiltruar nga regjimi.

“Ata janë anëtarë të shërbimit, të futur qëllimisht nga regjimi, në mënyrë që të provokojnë një reagim nga forcat e policisë në terren, dhe qytetarët u paraqitën si huliganë, të cilët qëllimisht bëjnë trazira nën udhëheqjen e drejtuesve të caktuar të opozitës”, thuhet në këtë tekst të Danas, njofton Insajderi.

Vladimir Saviqin, një nga ish-oficerët më të mirë të policisë në Beograd, thotë se nuk ka dyshim se provokimet janë shkaktuar nga individë nga shërbimet shtetërore, me urdhër të presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrit Nebojsha Stefanoviq.

Ai madje ka shpjeguar se si funksionon ky infiltrim brenda protestës.

“Bëhet fjalë për njësinë OPA (Departamenti për veprime speciale) të Ministrisë së Brendshme të Serbisë nga qendra mësimore Makish. Ata u themeluan gjatë kohës së Diana Hrkaloviq dhe ishin trajnuar posaçërisht për të provokuar incidente dhe provokime, me qëllim që të siguronin kushte ligjore për arrestimin e dikujt”, thotë Saviqin.

“Së pari, kishte huliganë që shkaktuan incidentin, dhe më pas policia që arrestoi njerëz të thjeshtë që hasën në mashtrimin e tyre”.

Ai shton se OPA kreu veprimet në protesta në një marrëveshje me huliganët, dhe policët me uniformë u manipuluan.

“Unë nuk e aprovoj përdorimin e tepërt të forcës, as nuk i mbroj ata, por dua të jem objektiv dhe i paanshëm. Policia e ndërhyrjes në situata të tilla mendon se kanë të bëjnë me huliganët. Vuçiqi arriti të manipulojë si njerëzit ashtu edhe policinë”, thekson Saviqin./Insajderi.com