Si e morën përsipër idiotët median

Shkruan: George Monbiot

Si e morën përsipër idiotët median

Nëse politika jonë është bërë më pak racionale, më e ashpër dhe më përçarëse, atëherë kjo është bërë  një rregull e jetës publike, ndërsa nëse jeni kapur duke gënjyer, mashtruar, lëvduar ose duke u bërë sjelle si një idiot, do të vërshoheni me ftesa për të përcjell programet e çështjeve aktuale në  vend.

Në një kohë prej 24 orësh shohim vetëm lajme, rënie të vlerësimeve dhe konkurrencë intensive, derisa produkti me kërkesë më të madhe është zhurma. Asnjëherë mos u mërzitni për përmbajtjen, mos u mërzitni për faktet: gjithçka që tani llogaritet është ndikimi. Një kloun me zë të lartë, tashmë është bërë objekt i zemërimit publik, është bërë një pasuri shumë më i vlefshëm sesa dikush që e di se për çka po flas. Pra platformat më të mëdha janë të populluara nga mburravec. Media është pasqyra në të cilën ne e shohim veten.

Kur BBC filloi me kanalin e saj të ri në Skoci, dikush kishte kërkuar nga Mark Meechan – i cili e quan veten Count Dankula – që të shfaqet në dy nga programet e tij, një video që tregon sesi ai e kishte trajnuar qenin e të dashurës, kjo kërkesë është bërë vetëm me qëllimin që kërkuesi të bëhet i famshëm. Mirëpo u publikimi i asaj video kishte zemëruar një numër të madh lexuesish që të largohet programet e BBC por këtë mund ta shohim edhe një triumf, pasi ai emisionin tërhoqi në mas të madhe publicitet.

Gjëja më e mirë që ka ndodhur me karrierën e William Sitwell, redaktori i atëhershëm i revistës “Waitrose”, ishte skandali që ai shkaktoi kur dërgoi një email shumë joprofesional, një gazetareje  të pavarur, Selene Nelson, për një artikull për ushqimin vegan. Në bazë të pyetje që ai i kishte dërguar ishte detyruar që të jepte dorëheqje, kjo kishte ndodhur si rezultat i zemërimeve të njerëzve që janë vegan.

Qershorin e kaluar, në tregtinë e skandaleve u ekspozua edhe gazetarja, Isabel Oakeshott për mbajtjen në burim të një email-i që detajonte takimet e shumta të Bashkë-themeluesit të Bashkimit Evropian Arron Banks me zyrtarët rusë, të cilët mund të kishin interes për hetimin e Komisionit Zgjedhor për financimin e fushatës Brexit .

Në SHBA, ky fenomen është më i avancuar. G Gordon Liddy shërbeu 51 muaj burg si rezultat i rolit të tij në konspiracionin Watergate, duke organizuar vjedhjen e selisë së Komitetit Kombëtar të Demokratëve. Kur u lirua, ai përdori famën e tij për të nisur një karrierë fitimprurëse. Ai u bë mikpritësi i një radio në 160 stacione dhe një mysafir i rregullt në programet e çështjeve aktuale. Oliver North, i cili erdhi në vëmendjen e publikut për rolin e tij udhëheqës në skandalin Iran-Contra, gjithashtu zbarkoi edhe në një program radiofonik të bashkuar dhe ishte i punësuar nga Fox si një organizatë televizive dhe një komentator i rregullt. Ngjashëm, ishte edhe Darren Grimes, në Mbretërinë e Bashkuar, dihet gjerësisht vetëm për gjobën prej 20,000 funte që ai mori për aktivitetet e tij gjatë fushatës Brexit. Tani ai është duke punuar në Sky si një ekspert.

Shpresa ime është që përfundimisht do të kthehet vala, Njerëzit do të bëhen kaq të sëmurë nga sharlatanët dhe ekspozicionistët që mbushin valët që BBC dhe mediat e tjera do të detyrohen të rishqyrtojnë. Por, ndërsa ne presim për një ringjallje të ndjenjës në jetën publike, mburavecët që janë bërë zërat e kombit na çojnë drejt një Brexit pa marrëveshje dhe një mori të fatkeqësive të tjera.