Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi, ka marrë mbështetje nga simpatizantët e tij në Mitrovicë.
Edhe pse një natë e ftohte, e me shi qindra qytetarët vërshuan rrugët e qytetit të Mitrovicës, për tek tubimi që po organizohej nga kandidati për deputet nga radhët e PDK, njëhershit edhe kryetar i Rinisë Demokratike, Donjet Bislimi, i cili garon me numrin 110 në zgjedhjet e 6 tetorit.
Salla u mbush me qytetarë dhe për një moment nën brohoritje e duartrokitje të pranishmit mirëpritën kryeministrin i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Salla mbeti e ndezur nga brohoritje edhe kur fjalën e mori kandidati për deputet,Donjet Bislimi, i cili nën emocione tregoj si ishte frymëzuar të garoj për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe si pretendon të jetë zë i fuqishëm i rinise së Kosovës.
Ndërsa, Kadri Veseli, ritheksoj planet e tij për përfshirjen e rinise në politikbërje dhe në ndërtimin e shtetit. E krejt në fund të pranishmit filluan të brohorisnin voto të parin, e voto të fundin, duke nënkuptuar numrin 1për Kadri Veselin dhe numrin 110 për Donjet Bislimin.