Si e panë qytetarët e Mitrovicës aksionin e Policisë së Kosovës në veri?

Si e panë qytetarët e Mitrovicës aksionin e Policisë së Kosovës në veri?

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme (28 maj) ka zhvilluar një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës. Ky aksion kishte për qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Nga ky aksion janë arrestuar disa zyrtarë policorë dhe disa qytetarë. Ndërkohë një polic i Kosovës ishte plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe tre të tjerë ishin lënduar.

VIDEO: 

Operacioni u cilësua si i suksesshëm nga Prokuroria Speciale, Inspektorati Policor e Policia e Kosovës.
Në lidhje me operacionin e realizuar nga policia, Insajderi bisedoi edhe me qytetarët e Mitrovicës së Jugut.

Më poshtë gjeni përgjigjet e qytetarëve se si e kanë parë një aksion të tillë: