Si e parashikoi Rama saktësisht rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri

Si e parashikoi Rama saktësisht rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte parashikuar saktë rezultatin e zgjedhjeve të cilat u mbajtën të dielën e 25 prillit, njofton Insajderi.

Ai më 10 prill, derisa po bënte fushatë me banorët e Kuçit, ishte ulur në një lokal aty pranë, ku kishte bërë dhe parashikimet të cilat i kishte shkruar një mbulesë tavoline dhe doli në rezultatin se Partia Socialiste do të marrë 74-78.

Madje kreu i PS-së e kishte parashikuar me shumë saktësi edhe në cilat qytete do të humbte, duke përmendur Kukësin, Shkodrën dhe Dibrën, derisa në qytetet tjera thoshte se e kishte të sigurt fitoren.

Në zgjedhjet e së dielës PS-ja e Ramës ka fituar për të tretën herë radhazi zgjedhjet në Shqipëri.

Socialistët kanë marrë gjithsej 74 mandate, Partia Demokratike në krye me Lulëzim Bashën ka marrë 59 mandate, LSI e Monika Kryemadhit ka marrë vetëm katër mandate, derisa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë tri mandate./Insajderi.com