Si e “shkriu” opozita fusnotën me një deklaratë

... ose si PDK-ja “i bleu votat e opozitës” për ligjin që Kosovës ia zgjatë mandatin si vend me fusnotë në përfaqësime rajonale, duke e votuar një deklaratë e cila ka pak gjasa të tejkalojë ndikimin e rezolutave që deri më tani nuk kanë dhënë

Si e “shkriu” opozita fusnotën me një deklaratë

Sabri Hamiti u tregua kryesues vigjilent kur hetoi se debati për miratimin e marrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor po e ndryshonte rrjedhën në debatë mbi fusnotën, të cilën Kosova u pajtua ta mbajë si shenj e qëndrimit neutral të vendeve rajonale ndaj pavarësisë.

Por kjo i dha një penall të sigurt ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhajt, që të marrë fjalën për  i cili duke e parë që opozita nuk kishte në plan ta votonte marrëveshjen, të dalë në foltore për të mbajtur një fjalim që në fund kishte një lutje.

Ai përdori raportet me Shqipërinë që deputetët ta votonin këtë marrëveshje që e dërgonte Kosovën në selinë e Fondit Ballkanik me fusnotë, që është përcaktuar të jetë në Tiranë.

“Disa prej jush nëse keni raporte ose  pikëpamje të veçanta edhe me Shqipërinë është mirë t’ia kthejmë me të mirë Tiranës, është mirë që të dalim kredibil. Unë për këtë temë nuk flas më në Kuvend, ju vendosni, është qëndrimi juaj cfarëdo  që e jepni do ta respektoj”, tha ministri Hoxhaj, duke ia lënë në dorë deputetëve këtë ligj.

Pas kësaj fjalën e mori shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili fillimisht foli për konsistencën në politikë.

Por Hoxhaj doli sërish në foltore për të folur për këtë temë, pasi menjëherë pas përfundimit të

Përpara kësaj, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca foli për

“Konsistenca në politikë është një vlerë e çmueshme shumë. Pa konsistencë politika bëhet njëfarë fushe e paqëndrueshme e interesave që vazhdimisht ndryshojnë por edhe i konteksteve që shpeshherë përfundojnë në oportunizëm. Kështu që në këtë kuptim dua të them se nëse kemi thënë që është gabim fusnota, nuk mendoj që tash duhet të pajtohemi me qeverinë”, tha Konjufca.

Më pas tha fusnota se shkrirja e fusnotës varet ekskluzivisht nga Serbia dhe përqeshi lutjen e ministrit Hoxhaj.

“Kur e patët lidh këtë koalicionin elefantëve, arsyeja thoshit është se i keni 86 vota, dhe nuk keni nevojë me i bo rigje opozitës, çka po ndodhin tash gjithë këto lutje dhe përgjime”, tha Konjufca, duke përmbyllur fjalimin me një kërkesë në emër të opozitës.

“ Nëse doni me pas votën e opozitën, duhet ti dëgjoni kërkesat e saj.  kërkesa e vetme është ku Kuvend duhet ta lëshojë një deklaratë që Kosova nuk e  njeh në aspektin e brendshëm fusnotën, nëse e bëni këtë do ta bëni shumë mirë”, tha Konjufca.

E kjo i dha mundësi ministrit Hoxhaj që të dalë edhe një herë në foltore, ani pse disa minuta më parë kishte thënë se më nuk do të fliste rreth kësaj çështje.

Njashtu sikurse Konjfuca që foli në emër të krejt opozitës pa ndonjë dakordim ose leje paraprake, edhe Hoxhaj doli në foltore për të folur në emër të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

“Unë dua ta lus, shefin e grupit parlamentar Zenun Pajaziti sepse dua të flas para tij dhe pa u koordinuar me të sepse PDK-ja e mbështetë një deklaratë të tillë, e voton një deklaratë të tillë që ju duhet ta miratoni si Kuvend që Kosova nuk e njeh fusnotën, na jepni votat për Fondin Perëndimor.  Jo na jepni votat për ligjin, e PDK-ja po flas si zv.kryetar, PDK-ja voton pro deklaratën”, tha Hoxhaj.

Pas kësaj Kuvendi mori një pauzë dhe doli me këtë deklaratë.

Por kjo deklaratë nuk do të ketë vlerë në përfaqësimin e Kosovës në këtë Fond e as në përfaqësimet e tjera.

Sipas marrëveshjes së vitit 2012 Kosova do të përfaqësohej me fusnotë në ngjarjet dhe  marrëveshjet ndërkombëtare si shenj e neutralitetit ndaj pavarësisë së shpallur në vitin 2008.

Por rëndësia e kësaj deklarate të nënshkruar nga të gjitha partitë zbehet edhe nëse marrim shembullin e rezolutave pa ndikim që Kuvendi i Kosovës i ka miratuar së fundmi.

Prej rezolutave për arrestimin e komandantit të Policisë në Mitrovicë Jugore, Nehat Thaci, deri tek ajo për Ramush Haradinajn që ende mbahet në ndalim në Francë dhe për murin që obligonte Qeverinë të rishikonte dialogun me Serbinë nuk kanë pasur ndonjë ndikim në proceset për të cilat janë miratuar ato./Insajderi.com