Si funksionojnë zgjeruesit e valëve Wi-Fi dhe a keni nevojë për të?

Nëse keni ngecur në ndonjë hapësirë ku valët Wi-Fi nuk mbërrijnë, mbase tundoheni për të hapur vrima në shtëpi dhe shtrirë ca kabllo Ethernet. Megjithatë një zgjerues valësh Wi-Fi është mënyra më e shpejtë dhe e shkëlqyer për të zgjeruar distancën e rrjetit tuaj wireless.

Si funksionojnë zgjeruesit e valëve Wi-Fi dhe a keni nevojë për të?

Në këtë artikull do të eksplorojmë zgjeruesit Wi-Fi, çfarë bëjnë dhe si të përdorim një të tillë.

Çfarë është një zgjerues WI-FI?

Zgjeruesit Wi-Fi nganjëherë quhen “përsëritës” ose “nxitës” por qëllimi është i njëjtë. Një zgjerues Wi-Fi qëndron mes modemit wireless (router) dhe kompjuterit tuaj duke shkëmbyer mesazhet mes tyre.

Sigurisht mënyra sesi zgjeruesi Wi-Fi realizon lidhjen varet nga modeli. Në tërësi ato lidhen me router-in fillimisht në mënyrë që të dijë se prej ku duhet të përçojë internetin. Më pas zgjeruesi duhet të lidhet me një burim energjie, një prizë mes router-it dhe kompjuterit.

Me tu vënë zgjeruesi në punë, krijon rrjetin e tij Wi-Fi ku të tjerët lidhen. Kur lidhni një pajisje në të, i gjithë trafiku kalon përmes zgjeruesit Wi-Fi. Kur ai e merr trafikun nga kompjuteri, automatikisht e kalon tek router-i ku është lidhur në fillim.

Përdorimi i zgjeruesve WI-FI për të mbuluar distanca të mëdha

Në funksionin e tij më bazik, një zgjerues Wi-Fi shërben si ndërmjetës për kompjuterin dhe router-in tuaj. Për shembull nëse kompjuteri juaj është shumë larg router-it ai do të marrë sinjal të dobët që paraqitet me një vijë në indikatorin Wi-Fi. Megjithatë në pikën ku zgjeruesi e merr sinjalin, ai mund të ketë fuqi mesatare, me dy ose tre vija.

Duke vendosur zgjeruesin në këtë pikën e mesme, router-i dhe kompjuteri transmetojnë trafik mbi një sinjal mesatar duke transferuar më shumë trafik. Si rezultat rritet performanca dhe reduktohet numri i shkëputjeve.

Zgjeruesit Wi-Fi shmangin pengesat

Këto pajisje të vogla mund të bëjnë më shumë sesa të mbulojnë distancën. Për shembull a e dinit se disa materiale mund të krijojnë zonat të vdekjes së Wi-Fi? Nëse ka diçka që bllokon sinjalin, në vend që të përpiqeni ta kapërceni pengesën me forcë, mund të përdorni një zgjerues Wi-Fi.

Duhet ta vendosni në një pikë strategjike ku shmangen pengesat mes router-it dhe zgjeruesit Wi-Fi dhe mes zgjeruesit Wi-Fi dhe kompjuterit. Ideja është të vendoset në një zonë ku arrin të shohë me sinjal router-in dhe kompjuterin pa u bllokuar nga pengesa.

A kam nevojë për një zgjerues Wi-Fi?

Zgjeruesit Wi-Fi janë një zgjedhje për të adresuar zonat e vdekjes së Wi-Fi. Si të tilla e gjitha që keni nevojë është një lidhje Wi-Fi. Nëse keni një lidhje të qëndrueshme, një zgjerues mund të rrisë me disa nivele sinjalin Wi-Fi.

Përpara se të blini një zgjerues në fillim duhet të provoni ça gjëra. Sinjali juaj mund të jetë i dobët për shkak të pozicionimit të router-it. Fillimisht sigurohuni që gjenden në një pozicion të mirë.

Gjithashtu mund të modifikoni vetë router-in duke ndryshuar kanalin për të parë nëse sinjali do të bëhet më i mirë. Mund të provoni edhe ndërrimin e antenave.

Nëse asgjë nuk e zgjidh problemin, atëherë duhet të provoni një zgjerues Wi-Fi. Përpara se të blini një pajisje të tillë, në fillim kontrolloni pajisjet e vjetra elektronike për një router. Disa prej tyre mund të shërbejnë edhe si zgjerues Wi-Fi.

Nëse edhe kjo metodë dështoi atëherë duhet të blini një zgjerues Wi-Fi.

Çfarë janë zgjeruesit Wi-Fi me dy banda?

Ndërkohë që kërkoni për zgjerues Wi-Fi do të gjeni disa me emërtime si “dual-band.” Një pajisje me këtë etiketë do të thotë se mbulojnë bandat 2.4Ghz dhe 5Ghz.

Banda 5Ghz ka shpejtësi më të lartë trafiku sesa 2.4Ghz por ky i fundit përshkon distanca më të larta dhe penetron më lehtë muret.

Zgjeruesit me dy banda janë të mirë edhe në përshtatshmërinë e shumë pajisjeve. Disa pajisje nuk funksionojnë në 5Ghz si përshembull një smartfon buxhetor operon vetëm në 2.4Ghz.

Çfarë nënkuptojnë numrat në emërtimet e zgjeruesve Wi-Fi?

Ku ndryshon një zgjerues Wi-Fi Netgear N300 nga një Netgear N600? Përgjigja është e thjeshtë. N300 mund të transmetojë trafik me shpejtësi maksimale prej 300Mbps ndërsa N600 me shpejtësi 600Mbps.

Sa më i lartë ky numër, aq më shumë trafik mund të përçojë zgjeruesi Wi-Fi. Nëse një zgjerues ka vetëm një bandë, përshembull 2.4Ghz, shpejtësia maksimale që mund të përçojë është 300Mbps.

Nëse ka dy banda, shpejtësia do të jetë më e lartë. Përshembull një zgjerues Wi-Fi N750 me dy banda mund të përçojë 300Mbps në rrjetin 2.4Ghz dhe 400Mbps në rrjetin 5Ghz. /Insajderi.com