fbpx

Si funksionon krimi dhe politika në arsimin në Kosovë, shfaqet në një dokumentar

Si funksionon krimi dhe politika në arsimin në Kosovë, shfaqet në një dokumentar

Universitet publike që i inicio për nevoja të fushatës e votave ish-Kryeministri Hashim Thaçi nuk po i përmbushin as kriteret minimale për tu akredituar. As universiteti ku pozitë drejtuese ka zonja e parë.

Këto kritere nuk po i përmbushin as shumë biznese private të arsimit të lartë. As ato që e quajnë vetën mbretërore. Por, cilat janë prapaskenat e krejt këtij krimi që po ndodh në arsimin e lartë ne vend? Kush janë ata që përfitojnë nga ky kaos? Sa është përzier  politika në këtë fushë e sa biznesmenë të dyshimtë?

“Shesim diploma” është një dokumentar i InDoks me autor Visar Duriqin që sjell një rrëfim tjetër të arsimit në Kosovë. Zbulohen edhe dokumente të pa para nga publiku. Flasin ata që i drejtojnë këto institucione dhe ata që paralajmëruan shumë herët për krimet që po ndodhnin në arsim.

Përgjigjet dhe hulumtimi çojnë në një drejtim: universitet, publike e private në vend praktikisht po shesin diploma.

Të dielën, 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.