Si i rekrutoi ISIS-i kosovarët për tu bërë “Ushtarë të Allahut”

Si i rekrutoi ISIS-i kosovarët për tu bërë “Ushtarë të Allahut”

Kosova është Republika më e re në Evropë, pasi shpalli veten të pavarur nga Serbia në vitin 2008. Sot si duket është bërë një terren pjellor për rekrutimin e ISIS-it, fillon tekstin gazeta prestigjioze Middle East Monitor”, përcjell Gazeta Insajderi.

Gjatë vitit 2014, dhjetëra persona u arrestuan për veprimtari të dyshuar terroriste dhe më shumë se 300 të tjerë u nisën për në Lindjen e Mesme për t’u bashkuar me ISIS-in dhe Al-Nusran, ndërsa më shumë se 30 persona janë vrarë, sipas shifrave të Qeverisë së Kosovës, shkruan tutje MEM.

Prania e madhe e luftëtarëve nga Ballkani dhe Kosova ishte e madhe pas fjalimit të Abu Bakr Al-Bakdadit, fjalim ky që u përkthye në shumë gjuhë të botës, si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, rusisht dhe shqip.

Procesi i indoktrinimit dhe politizimit fetar, si dhe rekrutimi i kosovarëve të rinj për t’u bërë “ushtarë të Allahut”, janë vërejtur nga agjencitë e inteligjencës së Kosovës dhe të huaja. Një burim brenda inteligjencës kosovare kishte thënë se qeveria ka qenë në faza të ndryshme, si një aktor dhe spektator i procesit të rekrutimit të xhihadistëve.

Policia e Kosovës në verën e vitit 2014 kishte nis një operacion masiv kundër njerëzve të dyshuar se kishin luftuar ose mbështetën ISIS-in ose Al-Nustrën. Pas një bastisje të policisë ku ishin kryer 60 bastisje në të gjithë vendin ata kishin konfiskuar shumë armë, duke përfshirë edhe pushkë AK-47, pajisje të ndryshme elektronike, municione dhe eksplozivë.

Të afërmit e të arrestuarve kishin treguar histori të ndryshme, për të afërmit te tyre që ju kishin bashkuar ISIS-it.

Qamil Hyseni, djali i tij Musliu ishte arrestua në nëntor të vitit 2014, e përshkroi policinë si “mashtrim total” dhe pjesë të një “axhende politike” të qeverisë. “Policia bastisi shtëpinë time dhe kapi pushkën time të licencuar të gjuetisë”, kishte treguar Hyseni.

“Ata donin të dinin për përfshirjen e djalit tim në aktivitetet “terroriste”, kishte thënë Hyseni për gazetën MEM.

Genc Selimi është një tjetër shqiptar i ri i cili u arrestua në nëntor 2013 nën akuzat për përfshirje në ISIS. Familja e tij pretendon se forca speciale e policisë së Kosovës e kishte rrahur atë “brutalisht” gjatë arrestimit dhe më pas e kishte dërguar në burg.

Pretendohet se Selimi ishte me Al-Kaidën që nga vitit 2004, mirëpo në atë kohë ai ishte vetëm 10 vjeç, kishin thënë familjarë të Genc Selimit.

Ekzistojnë dhjetëra njerëz të arrestuar nga autoritetet kosovare, pa asnjë provë; familjet e tyre mbahen në errësirë ​​dhe nuk mund të përballojnë pagesat e avokatëve prej rreth 300 euro në javë.

E gjithë kjo, pohohet, maskon përfshirjen e drejtpërdrejtë të qeverisë së Kosovës në regjistrimin e shqiptarëve të Kosovës në ISIS. Shumë shqiptarë kanë udhëtuar nga Prishtina dhe Tirana në Stamboll edhe pse nuk kanë vizë për Turqinë; ata largohen nga vendi pa dokumentacionin e nevojshëm.

Disa kosovarë që luftojnë në Siri nuk kanë pulla në pasaportat e tyre. Ka shumë konfuzion – dhe shumë pyetje – se si të rinjtë kosovarë të moshës 18 deri 30 vjeç mund ta lëjnë një vend për të shkuar në Siri.

Politika zyrtare është reflektuar në valën e arrestimeve që synojnë të ndalojnë radikalizmin islamik dhe terrorizmin. Kjo ka përfshirë disa udhëheqës të lartë fetarë që akuzohen për indoktrinimin dhe nxitjen e të rinjve për të shkuar në xhihad.

Imami Nehat Hyseni është akuzuar për inkurajimin e të rinjve për t’u bashkuar me forcat kosovare shqiptare në Lindjen e Mesme.

“Rreth dy vjet më parë” kishte treguar Hyseni se “Këshilli Islamik i Kosovës na kërkoi të flasim për rëndësinë e Al-Sham [Sirisë së Madhe]. Nuk e preferova, sepse kemi probleme më serioze për të diskutuar, përfshirë papunësinë dhe mungesën e një sistemi të mirë arsimor”. Ishte kuptimi i tij se këshilli mbështeti idenë e dërgimit të luftëtarëve në Siri.

Të paktën një anëtar i Këshillit Islamik ishte arrestuar.

Imami Enis Rama kaloi dhjetë ditë në burg për akuza për veprimtari të dyshuar terroriste duke rekrutuar luftëtarë të rinj për Sirinë dhe Irakun. Ai këmbënguli që qeveria e Kosovës do të duhej të ftonte shtetasit e saj të ktheheshin në shtëpi para se të kalonte një ligj që penalizon ata që kanë shkuar në Siri për të luftuar kundër regjimit të Asadit.

Është e qartë se nuk ishte fanatizmi fetar që i shtyri kosovarët e rinj të shkonin në Siri, por solidarizonte me rebelët që luftonin kundër qeverisë në Damask. Në 2012, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, shprehu “mbështetjen e tij të fortë” për rebelët sirianë.

Si pjesë e goditjes së policisë, një numër i OJQ-ve islamike që mendonin se kishin “lidhje” me grupet terroriste janë mbyllur. Organizata të tilla humanitare u ngritën gjatë luftërave në Ballkan. Tani ata akuzohen për rekrutimin e njerëzve për aktivitete terroriste.

Sipas Imam Samir Salihut, qeveria e Kosovës është fajtore për të lënë 300 fëmijë jetimë pa ushqim. “Ne ishim urë për ndihmë humanitare për jetimët”, kishte thënë Salihu.

Kosova është një komb që ngjall shumë interes nga fuqitë e ndryshme botërore. Ajo ka një komunitet të madh turk, kryesisht në qytetin e Prizrenit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte vizituar në 2013 dhe kishte deklaruar se “Turqia është Kosovë, Kosova është Turqia”.

SHBA gjithashtu ka interesa strategjike në Kosovë, e cila është shtëpia e bazës së saj më të madhe ushtarake në Evropë. Përkundër popullatës shumicë myslimane, Kosova mbështeti veprimin ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut në 2003.

Është një nga vendet më të varfëra në Evropë, me korrupsion të përhapur dhe 30 për qind të papunësisë. Pothuajse 50 për qind e kosovarëve, 1.8 milionë njerëz, jetojnë nën vijën e varfërisë.

Me këtë lloj situate shkatërrimtare sociale në vend, rreth 30,000 kosovarë u përpoqën të hyjnë në BE ilegalisht përmes Serbisë dhe Hungarisë vetëm muajin e kaluar. Ndërsa të rinjtë e Kosovës gjejnë dyert e Evropës të mbyllura për ta, dyert e Lindjes së Mesme duket të jenë të hapura, përfundon shkrimin gazeta e Lindjes së Mesme, “Middle East Monitor”. /Insajderi.com