Daja dhe bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Jetullah Geci, ka rrëfyer për personalitetin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Geci ka thënë se për të folur rreth Adem Jasharit, nuk do të mjaftonte një emision.
“Me folë për Adem Jasharin ky emision është i shkurt. Eshtë mirë që historianët të shkruajnë libra për Adem Jasharin që fëmijët tanë të dinë se çfarë ka bërë ai. Unë jam rrit me Adem Jasharin. Ka qenë shumë i qetë, shumë i respektueshëm. Vetë e ka pas atë karakterin e brendshëm dhe fizionominë. Është vështirë që t’i përngjanë një njeri atij. Kemi qenë me një shkollë bashkë”, ka rrëfyer Geci në T7.
Ai ka treguar se si gjatë një shëtitjeje në sheshin e Skenderajt së bashku me Adem Jasharin ishin ndeshur me tre policë serbë, të cilët në momentin që e kishin parë komandantin e kishin prekur njëri tjetrin në krah.
“ Ne ishim tu shëtit në Skenderaj, tre polic po vijnë në drejtim tonin, edhe dikun në 20 metra i pash që e prekën njëri tjetrin, këqyreni këqyreni Adem Jashrin, unë i vrejsha prej larg” , ka thënë Geci.
Ai ka treguar se si Adem Jashari ishte gjithmonë në kërkim të krijimit të një ushtrie që do t’i kundërvihej ushtrisë dhe policisë serbe.
“ Figura e tij ka qenë më ndryshe. Kemi bo hajgare, kemi nejtë, e kemi folë. Ai gjithmonë thojke: Qysh more na si shqiptarë jemi më shumë se 90 për qind, e dy polic serb po vijnë ktu në lagje po na sulmojnë, e na po rrijmë”, ka thënë Geci në Frontal.
Geci ka rrëfyer edhe për ndejat e shumta që janë bërë gjatë viteve 90-ta të cilat kanë shërbyer për mobilizim kundër ushtrisë dhe policisë serbe.
“ Ademi u le me armë, edhe baba i Ademit, Shabani, krejt familja. Kanë nejtë tek ne, sepse ne e kemi pas shipnë buzë rrugës. Është më e rëndësishme që ne kemi nejtë më shumë të Adem Jashari, sepse ai ka qenë kryesori i kësaj nisme. Krejt kanë nejt aty në Kullën e Adem Jasharit e të tjerëve .Masdarkeve këna këndu, Hamza ka qenë një melos, ka kënduar e ka luajtur me instrumente”, ka shtuar ai.
Geci ka treguar edhe për kohën kur kishin shkuar së bashku në ushtrinë jugosllave.
“ Së bashku kemi shkuar edhe në shërbim ushtarak në vitin 1977-78. Ademi ka pas me shkue në Klevlje, e unë në Titograd, e më pas mua më kanë qu pas 7 muajsh te Ademi, më pas jemi lëshuar për një ditë”. Ademin edhe në ushtrinë jugoslloave e kanë përcjellë, me ato mustaqet. Nuk i ka mbajt aq më të mdhaja, po i ka mbajt. Po e kanë vërjetë që është një njeri më ndryshe se tjerët. Edhe cdo oficer që është ndërruar pyeste se ku është Jashari” ka shtuar Geci në rrëfimin e tij për komandantin legjendar.
Ai thotë se edhe gjatë kohës që ishin në shërbim ushtarak, Adem Jashari kishte thënë se duhej krijuar një ushtri shqiptare.
“Ne kemi nejt nëpër neja, pas orarit të punës. Edhe atje Ademi thojke: Qysh more si shqiptar vijm në ushtri këtu, tu kanë se me e bo ushtrinë tonë e me i pas kazermat tona”, është shprehur Geci.
“Ademin smundesh me e përshkru sa ka qenë trim.Atë që e ka mëndu, nuk është zbraps e ka bë. Në Skenderaj ska mundur të lëviz, sepse ka qenë një njeri i vërejtshëm. Ai ka qenë mullar i UÇK-së. Ai i ka thënë Serbisë ‘Unë këtu jam”, ka shtuar ndër të tjera.
Ai ka rrëfyer gjithashtu edhe për sulmet që i janë bërë shtëpisë dhe familjes së Adem Jasharit nga forcat serbe.
“Në Ramazan është sulmuar shtëpia për herë të parë, Ademi ka qenë te na me bujt. I kemi dëgju krismat. Jemi qu prej atyh. Ademi u qu i pari me dy tre tjerë, edhe i ka pa. Edhe nga ai rast ai pat vendosur që nuk do të buj kërkun, por në shtëpi”, ka treguar Geci.
Geci ka treguar se si përmes telefonit të Shani Gecit janë njfoftuar për të gjitha lëvizjes e policisë dhe ushtrisë serbe dhe për momentin kur është vrarë Adem Jashari.
“ Ne e kemi pas një telefon, te një Shani Geci, edhe cdo informatë të lëvizjes serbe janë informu prej atij telefoni. Edhe Shani Geci na ka lajmëru prej Mitrovicës, se po vijnë shumë forca serbe në drejtim të Skënderajt. Ka thirr dikush prej Skenderajt, që janë nis prej Llaushës, e më pas në drejtim të Polacit. Ne ishim në pozicione. Shania e ka lajmëru Ademin, që forca serbe po vijnë në drejtim të juajin shumë. Por edhe te fabrika e municionit kishin hy edhe më herët. Ne i nxum pozicioniet rreth Skënderajt” shton Geci.
Ai tregons e fillimisht pas sulmit që i ishte bërë shtëpisë dhe familjes Jashari, ishte thënë se komandanti Adem Jashari së bashku me Hamzë Jasharin kishin shpëtuar, por më pas ishte konstatuar se një gjë e tillë nuk kishte qenë e vërtetë.
“ Ne na pat dalë një gënjshetër, që Adem Jashari pat shpëtu me gjithë Hamzën. Por kanë shkue Xhevahir Geci ajo ska qenë e vërtetë. Por këtë e kanë bërë ndoshta për të mos humbur morali i UÇK-së, pas vrasjes së Adem Jasharit. Por pas ramjes së Ademit edhe më shumë njerëz janë anëtarsu në UÇK, erdhi liria pas asa lufte” ka rrëfyer Geci.
Ndërsa sa i përket debatit për datëlindjen e komandantit legjendar, Geci thotë se ai ka lindur me 28 nëntor, dhe ska çfarë diskutohet aty.
“Është keq për ata që janë marrë me ato sene. Njerëzit e mëdhenj vet lindin në ditë të mdhaja. Edhe une si daj i tij e kam ditëlindjen me 17 shkurt, e unë sjam koordinu me Hashim Thacin për këtë, Ai e ka ditëlindjen me 28 nëntor” ka përfunduar Geci.