Si jeton familja e të moshuarve shqiptarë ku u gjet laboratori i madh i heroinës

Si jeton familja e të moshuarve shqiptarë ku u gjet laboratori i madh i heroinës

Në Brenogë të Hasit, shtëpia e identifikuar laborator droge ngjan me një ngrehinë të braktisur.

Brenda saj jeton pjesa e mbetur e familjes Shuti. Aty ku natën e 19 tetorit u zbuluan 182.5 kg morfinë dhe 22 përbërës për heroinë nuk ka më policë.

Dy pjestarët e saj Mustafa Shuti 76 vjeç dhe Anila Shuti janë në masën e sigurisë arrest shtëpie. Për t’u parë me ta duhet t’i biesh rrotull ndërtesës disa herë. Ata janë të shokuar, por bujarë.

Në dhomën ku supozohej i ngritur laboratori drogës, s’ka asnje gjurmë.Mustafa Shuti, i moshuari i familjes mezi qëndron në këmbë. Frymëmarrja i është vështirësuar nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë.

Gazetari: A mund ta përballoni këtë situatë?

Shuti: “Unë jo, jam i sëmurë”.

Gazetari: A mund të pajtoheni?

Shuti: Nuk pajtohem se ka qenë qëllimisht, në dijeni jo. Më tha ma lësho një dhomë, ia lëshova bëra një firmosje kontrate dhe ka ik në punë të vet. Se kush erdhi në kët botë”.

Tashmë familja ka rënë në gjunjë ekonomikisht. Bashkëshortja e Mustafait prej kohësh e paralizuar në shtrat. Kurse Anila nën masën e arrestit shtëpiak e papunë, me parë ishte edukatore.

Burri saj Xhaviti është në burg. Vetëm tre fëmijët dalin nga shtëpia në shkollë. Për këtë ngjarje krimet e rënda kanë lënë në burg tre vetë, Xhavit Shutin, Flamur Bishon Çelo dhe Vehbi Barushin. /abcnews.a