Si lidheshin drejtuesit e klubit “Trepça 89” me biznesin e bastoreve dhe cili ishte roli i mikut të “Currit” në këtë histori

Si lidheshin drejtuesit e klubit “Trepça 89” me biznesin e bastoreve dhe cili ishte roli i mikut të “Currit” në këtë histori

Ilir Bojku ka qenë për vite me radhë zyrtar, një kohë edhe drejtor i Klubit të Futbollit Trepça’89.

Ai në klub po thuajse vazhdimisht ka qenë pjesë e një udhëheqësi ku kanë bërë pjesë edhe Abedin Zeka – Beki e Blerim Berani, por edhe anëtarë të tjerë interesat e të cilëve lidhen me rrjetin e bastoreve Toto Sport dhe disa biznese tjera.

Indoks shpjegon se si drejtuesit e këtij klubi qe ishte edhe kampion i Kosoves ishin perfshire ne biznesin e basteve.

Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.

InDoks edhe më herët kishte raportuar për këtë figurë të botës së biznesit e i dyshuar edhe si mafioz, por në këtë dokumentar do të sjellim një profil krejt tjetër të tij. Me krejt lidhjet që i ka me botën e krimit. Me botën e politikës. Spiunazhit ndërkombëtarë. Është një histori e madhe që sillet rreth një grupi të vogël, por të fuqishëm njerëzish.