Si ndodhi aksidenti ku vdiq pesë vjeçari në Prizren – Policia jep detaje

Si ndodhi aksidenti ku vdiq pesë vjeçari në Prizren – Policia jep detaje

Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm të ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku mbet i vdekur një fëmijë pesë vjeçar, njofton Insajderi.

Sipas policisë, deri te aksidenti i shkaktuar nga 17-vjeçari që po e ngiste veturën, ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ku edhe u godit fëmija i cili ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit, pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Lubizhdë, Prizren 10.10.2020 – 12:48.  Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull  kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën duke mos e përshtat shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë femiun – viktimën mashkull  kosovar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pa shenja jete,  vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com