Si ndodhi që burri nga SHBA u infektua përsëri me COVID-19?

Burri nga Nevada nuk kishte sëmundje të tjera përcjellëse dhe as probleme me imunitetin që do t’ia shkaktonte infektimin e serishëm.

Si ndodhi që burri nga SHBA u infektua përsëri me COVID-19?

Një burrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është infektuar me COVID-19 pasi është shëruar një herë nga virusi.

Infektimi për herën e dytë ishte shumë herë më i rrezikshëm se herën e parë, raportojnë mjekët, shkruan BBC, njofton Insajderi.

25 vjeçarit iu desh tretman në spital pasi që mushkëritë nuk i mbusheshin mjaftueshëm me oksigjen.

Infektimet e serishme janë shumë të rralla.

Por, një studim në Institutin për Sëmundje Infektive Lancet, ngrisin pyetje se sa imunitet mund të ndërtohet nga infektimi i parë me virusin.

Burri nga Nevada nuk kishte sëmundje të tjera përcjellëse dhe as probleme me imunitetin që do t’ia shkaktonte infektimin e serishëm.

 

Kronologjia e infektimit

Me 25 mars – vala e parë e simptomave, duke përshirë fyt i thatë, kollitje, dhembje koke.

18 prill – del pozitiv me COVID për herë të parë

27 prill – nuk ka më simptoma

9 dhe 26 maj – del negative në testin për COVID-19 në dy raste

28 maj – zhvillon simptoma përsëri – këtë herë duke përshirë ethet, dhimbje koke, lodhje, kollitje etj.

5 qershor – testohet përsëri pozitiv dhe ka mungesë të oksigjenit dhe problem me frymëmarrje.

Mjekët sugjerojnë që edhe nëse keni pasur virusin, prapë duhet të vazhdoni të mbroheni sepse nuk zhvillohet imunitet mjaftueshëm që të mos mund të infektoheni përsëri./Insjaderi.com