Si ndodhi që Rama nuk ia hapi telefonin Haradinajt- zbulohen detajet

Si ndodhi që Rama nuk ia hapi telefonin Haradinajt- zbulohen detajet

Hera e fundit që Ramush Haradinaj komunikoi me Edi Ramën është pranvera e vitit 2019.

Ndonëse, kryeministri në detyrë e telefonoi kryeministrin Rama në ditën kur Shqipëria u godit nga tërmeti i datës 26 nëntor, Rama nuk i hapi telefonin.

Në intervistë për Insajderi Haradinaj ka zbuluar detaje nga kjo sjellje e kryeministrit të Shqipërisë.
“I kam bërë një telefonat në ditën që ndodhi tërmeti e kam thirrur por nuk është përgjigjur dhe prej atëherë nuk kam provu me thirrë ose diçka tjetër”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj nuk ka përjashtuar mundësinë që Rama mund edhe mos ta ketë dëgjuar telefonatën e tij, por  sërish ka pasur mundësi që pastaj t’i bëjë një telefonat kthyese./Insajderi.com