Si pasojë e depresionit psikik, burri i vë zjarrin shtëpisë

Si pasojë e depresionit psikik, burri i vë zjarrin shtëpisë

Policia raporton për dy raste të zjarrvënies gjatë 24 orëve të fundit. Njëri rast ka ndodhur dje pasdite në Fushë Kosovë.

Sipas ankuesit mashkull ashkali, në rrethana të panjohura shtëpinë e tij e ka përfshirë zjarri. Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin, kurse policia njofton se pos djegies së disa orendive shtëpiake nuk ka pasur dëme tjera.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur dje paradite në Drenas. Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar, në rrethana të një depresioni psikik, në afekt, ka pranuar se vetë i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij.

Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin, derisa rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante policore, njësiti i KEDS-it, dhe eksperti i zjarreve.

Policia raporton se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të jenë të konsiderueshme.

“Me vendimin e Kryeprokurorit nuk procedohet rast, i dyshuari lirohet”, raporton policia.