Si pasojë e zjarrit vdes një person në Malishevë

Si pasojë e zjarrit vdes një person në Malishevë

Një 85-vjeçar ka vdekur të shtunën në Malishevë si pasojë e zjarrit i cili e kishte kapluar shtëpinë e tij, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Podrimja”

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Gjakovës.

“Patrulla e policisë ka dalë ne vendin e ngjarjes, ku aty kishin arritur dhe zjarrfikësit, të cilët kanë marrë të gjitha veprimet për shuarjen e zjarrit dhe largimin e një personi i cili kishte mbetur brenda, ku me emergjencë është dërguar në QKMF-Malishevë. Sipas mjekut kujdestar, viktima është sjellë pashenja jete në emergjencë”, njoftoi Xhurkaj.

Tutje, ai tha se shakatari i zjarrit ende nuk dihet dhe si pasojë e zjarrit janë djegur tri katet e shtëpisë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante si dhe njësia e hetimeve rajonale, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. Është kontaktuar prokurori i shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML. Viktima eshte e datelindjes 1935”, tha Xhurkaj./Insajderi.com