Si po i humbin gratë shtatzëna fëmijët në Zvicër  për shkak të gjuhës

Si po i humbin gratë shtatzëna fëmijët në Zvicër  për shkak të gjuhës

Në spitalet zvicerane vazhdimisht lindin probleme të natyrës gjuhësore në mes të mjekëve dhe pacientëve të huaj. Në veçanti pasoja të rënda mund të ketë moskuptimi i gjuhës vendore nga gratë shtatzëna, të shtruara në spitale, shkruan tagesanzeiger.ch.

Ka ndodhur që gratë në raste të tilla edhe të kenë abortuar frytin, vetëm pse nuk e kanë kuptuar udhëzimin e mjekut, transmeton albinfo.ch. Për të shmangur këto probleme, ekspertët kërkojnë që sigurimi shëndetësor të paguajë përkthyes.

Një grua nga Eritrea kishte marrë pilula për abortim (Mifegyne) që ia kishte dhënë mjekja, ndërsa ajo kishte menduar se ato ishin medikamente që do ta ndihmonin kundër komplikimeve të shtatzënisë, transmeton albinfo.ch. Kjo është një ndër situatat e pakëndshme që përshkruan artikulli i gazetës në fjalë.

Mjekja specialiste Fana Aefaë e cila në Ëinterthur udhëheq një këshillim për migrantët në lidhje me traumat, njeh aktualisht dy raste në të cilat gratë kanë humbur foshnjat e tyre si pasojë e mosnjohjes së gjuhës gjermane.

Veç kësaj, një studim tregon se nënat me prejardhje nga Eritrea, Kosova dhe Shqipëria kanë më shpesh ndërlikime të tilla dhe pasoja psikike, përcjell albinfo.ch. Sikur të ishte niveli i kuptimit më i mirë, sipas autorëve të studimit, do të evitoheshin keqkuptimet e rënda dhe përvojat traumatike.