Si po keqpërdoren ndihmat për të prekurit në Shqipëri, flasin banorët

Si po keqpërdoren ndihmat për të prekurit në Shqipëri, flasin banorët

Mobilizimit për daljen në ndihmë të banorëve që u preken nga tërmeti ishte shumë i madh. Por këto ndihma nga persona të ndryshëm u keqpërdorën nëpër rrjete sociale, duke iu kërkuar të holla për t’i furnizuar, mesin e tyre nuk ishin vetëm qytetarë të thjeshtë, ishin zyrtarë të shtetit që keqpërdoren pozitat e tyre për vjedhjen e ndihmave.

Një polic dhe dy zjarrëfikës ishin arrestuar ditë më parë  asi kishin marrë në shtëpi ndihmat e personave të prekur nga tërmeti.

Arrestimi i tyre u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pas publikimit të videos në media, ku dukeshin policët dhe zjarrfikësit duke përvetësuar këto ndihma.

Kurse banorët e Thumanës mes lotësh kanë thënë se këto ditë po i kalojnë në mënyrë ç’njerëzore, pasi ndihmat o vodhën.

“Jam mes të ujit mes të baltës me të thanë të drejtën vetëm në mënyrë ç’njerëzore. Vetëm se nuk e di ka me shku ma ndej, me kërku ndihmë s’di ku të kërkoj, bashkia këtu as nuk jep ndihmë për.. s’më kanë dhanë ndihmë për kurgja. Pavarësisht që ndihmat janë shku në bashki ato i kanë përdor si mbas qefit të vet, jo si mbas njerëzve në nevojë”, është shprehur një banore.

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks