
Serbët kanë hapur një faqe në Facebook ku po publikojnë fotografi të femrave shqiptare, me qëllim që atyre t’iu gjenden burrat e nacionalitetit serbë dhe t’i martojnë. Mes qindra fotografive, ata kanë publikuar edhe foto të të famshmëve të Kosovës, si Learta Jakupi dhe Elita Rudi.
Komentet dhe kërkesat për t’u martuar me shqiptare janë të shumta. Të gjitha kërkesat shihet se janë nga meshkujt serbë e boshnjake.
Faqja e quajtur “Albanke za udanje” (Shqiptare për martesë), ka gati 4 mijë ndjekës, pothuajse në secilën fotografi të publikuar të ndonjë femre shqiptare, marrin qindra like’s dhe komente, shkruan Gazeta Express.
Shumica e fotografive të postuara kanë edhe mbishkrimet se “kjo vajzë është e lirë” ose “kjo sapo është martuar”.
Por, nuk dihet nëse këto vajza kanë dërguar fotografitë e tyre te kjo faqe në mënyrë që të gjejnë bashkëshortë të nacionalitetit serb, apo ato fotografi janë vjedhur nga vetë personat që e mbajnë faqen.
Por, duke e parë se në këtë faqe Elita Rudi dhe Gjiko paraqiten si një çift që kjo faqe e ka bashkuar, Elita si femër shqiptare e Gjiko si mashkull serb, por që jeton në vendet e Bashkimit Europian, nuk është e largët ideja se të gjitha këto fotografi janë të vjedhura nga profile të ndryshme.
Në një status kjo faqe megjithatë e ka të shkruar një falënderim vajzave që dërgojnë fotografi për t’u njoftuar dhe për t’u lidhur martesa.
“Faleminderit që na dërgoni foto tuajat për t’u njoftuar për martesë”.
Edhe Learta Jakupi, e cila u bë e njohur në Kosovë si “reja e Shyhretës”, fotografia e saj është e vendosur si fotografia kryesore e faqes.
.
“Deri tani janë lidhur 50 martesa”, është njëri status i kësaj faqeje, i cili përcillet me shumë komente të meshkujve, duke pyetur se “a ka hala”.
“Unë jam i interesuar për një shqiptare që dëshiron të martohet në Serbi dhe dëshiron të krijojë familje”, është njëri nga komentet.
“Nëse ka ndonjë grua shqiptare 30-55 vjeçare, të më kontaktojë unë jam Goran Grbic nga Banja Luka. Ky është numri im i telefonit ……”
Nga kjo faqe, me sa duket bëjnë edhe udhëtime për në Tiranë, turne edhe në disa fshatra.
“Nisja për Tiranë pas dy ditëve, kushton 250 euro. Turneu në të gjitha fshatrat me qëndrim pesë net kushton 450. Rezervimi dhe pagesa bëhet tri ditë para nisjes. Pasaporta duhet të sjellët kopje tri ditë para nisjes”.

Në një fotografi, ku shihet një femër shtatzënë, shkruan: “Albanka trudnica u gostima u Albaniji. Udata u Bosni”.

“Tri të tjera për t’u martuar. Për atë që ofron kushte të mira ajo e merr si të dashur për martesë”, shkruan në një postim ku janë të publikuara tri fotografi të tri femrave shqiptare.
Martesat me serbët nuk janë gjë e re në shqiptari. Kjo dukuri ka nisur të rritet më së shumti në Shqipëri, në disa fshatra, kur femrat shqiptare atje, kishin pranuar të martoheshin me meshkuj serbë, por edhe të paguheshin në krah të këtyre martesave.

Madje, për këtë çështje kishin shkruar shumë edhe mediat serbe.
Gazetat serbe shkruanin se martesa me nuset nga Shqipëria është një shpresë për shumë beqarë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, por është bërë një rrezik sepse nuk shkon ashtu siç dhëndurët shpresojnë.
Shpesh herë u shkrua se dhëndri për martesë me vajzat nga Shqipëria paguan edhe nga 3000 euro për ndërmjetësuesit.
Vlerësohet se vetëm në rajonin e Rashkës kanë shkuar rreth 350 shqiptare, dhe shumica e tyre janë në Peshter, Golia dhe në qytetin e vjetër./GazetaExpress/



















