Faqja zyrtare e Trustit Pensional në ‘Facebook’ ka shpërndarë një video ku tregon hap pas hapi, se si mund të bëhet aplikimi online për tërheqjen e 10 përqindëshit, njofton Insajderi.
Sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se të premtën do të hapet zyrtarisht sistemi për aplikim për mjetet nga Trusti.
Këtë deklaratë kreu i Qeverisë e dha në një konferencë për media, pas takimit me zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Trustit.
Përfaqësuesi i Trustit pensional, gjatë konferencës për media bashkë me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, tha se aplikimi do të jetë i thjeshtë përmes ëeb-it www.trusti10.com.
“Aplikimi do të jetë tepër i thjeshtë, numri personal dhe llogaria bankare, i lusim qytetarët që këto të dhëna të jenë të sakta. Në bazë të planifikimeve, presim që shumë shpejtë të bëhen edhe pagesat, para datës 22-24, të dalin pagesat për një pjesë të madhe të qytetarëve, para festave”, tha ai. /Insajderi.com