Si të ruheni nga minat ruse? – Këshilla e Pence për vendet e Ballkanit

Si të ruheni nga minat ruse? – Këshilla e Pence për vendet e Ballkanit

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence në Malin e Zi saktësisht në Samitin e Kartës së Adrtiakut rezultoi me një mesazh për Rusinë që po tenton të ri-dizajnoj kufijtë në Ballkan dhe një mesazh për gjeneratën e re të politikanëve në Ballkan.

Nënpresidenti amerikan e quajti “Rusinë një vend të paparashikueshëm” që dëshiron të destabiziloi rajonin e Ballkanit, duke shkuar përtej kësaj akuze pasi tha se “Rusia vazhdoi të kërkojë ri-dizajnimin e kufijve ndërkombëtarë të Ballkanit e bashkë me këtë edhe duke minuar demokracinë e disa vendeve që është vlerë evropiane e tyre”.

Pence akuzoi Rusinë se “kishte synime që përmes agjentëve të saj të prishinin zgjedhjet në Mal të Zi, të sulmonin Parlamentin dhe madje të përpiqeshin të vrisnin kryeministrin malazez për të penguar këtë shtet të anëtarësohet në NATO”, raporton Insajderi.

Prishtina dhe Beogradi kërkojnë ndihmë nga Pence për dy procese krejtësisht të ndryshme 

Mali i Zi iu bashkëngjit NATO-s në qershor të këtij viti.

Por Pence pati një mesazh për vendet e Ballkanit sesi të ruhen nga ky ndikim duke mos rrezikuar demokracitë në vendet e tyre.

“Ju i përkisni një gjenerate të re udhëheqësish ballkanik dhe ku është një moment historik për përparim në Ballkanin Perëndimor”, citohet të ketë thënë Pence në konferencën për media së bashku me kryeministrin malazez.

Pence tha kjo gjeneratë e re e politikanëve në Ballkan ka një detyrë tepër të rëndësishme.

“Unë ju bëjë thirrje me respektin më të madh që të bëni sa më shumë në këto momente për vendet tuaja”, citohet të ketë thënë Pence./Insajderi.com

Tre flamujt që munguan në Samitin e Podgoricës

Qeveria malazeze shpjegon pse munguan flamujt e Kosovës, Serbisë dhe Sllovenisë