Si të votohet përmes postës?

Si të votohet përmes postës?

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 6 Tetor 2019.

Ka filluar periudha e votimit përmes postës,

Si të votohet:

Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesi mund të votojë vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të Fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votojë deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Në ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org te linku “Votimi Përmes Postës”, mund të gjeni fletëvotimin dhe broshurën që përmban kandidatët e secilit subjekt politik. (të demonstrohet me pamje vizuale)

Kthimi i pakos së fletëvotimit: (të demonstrohet me pamje vizuale)

  • Fletëvotimin për Kuvendin e Kosovës të plotësuar vendoseni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.
  • Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 5 tetor 2019.

Adresa e plotë e KQZ-së është:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Jashtë Kosovës, Posta nr. 6, Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 5 tetor 2019.