“Si tutje me dialogun”, Kurti e Surroi në tryezë të përbashkët

“Si tutje me dialogun”, Kurti e Surroi në tryezë të përbashkët

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me publicistin Veton Surroi, do të marrin pjesë në një tryezë ku do të trajtohet çështja e bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Si tutje me dialogun”, quhet ngjarja të cilën e organizon Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Tryeza fillon nga ora 10.30, përcjell Insajderi.

Dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, ishte bërë shkak që dy qeveri ajo Haradinaj e Kurti të kishin probleme gjatë kohës sa qeverisnin.

Madje, Qeveria Kurti gjatë vitit 2020 pretendonte se në dialog po synohet “ndarja e Kosovës”.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy dokumente në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje ekonomike, të ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i dërguari për dialogun i ish-presidentit Donald Trump.

Më pastaj dialogu vazhdoi me disa takime në Bruksel, të cilat i drejtoi emisari i Bashkimit Evropian për bisedimet në mes dy vendeve, Miroslav Lajçak. /Insajderi.com