Si u bë konsulli i Kosovës në SHBA, “msit” i ushtarit amerikan

Si u bë konsulli i Kosovës në SHBA, “msit” i ushtarit amerikan

Konsulli i pensionuar i Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi dhe Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr kanë luajtur rol kyç në zhvillimin e një marrëdhënie dashurie midis një ushtari amerikan dhe një zyrtareje të qytetit Norwalk në Iowa.

Kohët e fundit, ushtarakët e kthyen vëmendjen e tyre në një lloj tjetër të marrëdhënieve, duke ndihmuar në një lidhje dashurie mes Dave Newlyweds, ndihmësit të gjeneralit Orr dhe një përfaqësueseje të qytetit të Norwalk në Iowa, Hollie Zajicek, që rezultoi në një martesë të papritur për familjet e tyre në fund të marsit.

“Gjenerali Gashi ishte shume krenar me vetveten”, tha Hollie Zajicek, drejtoreshë e departamentit për Zhvillim Ekonomik në qytetin Norwalk, që është qytet i binjakëzuar me Vushtrrinë në Kosovë.

Ajo ka punuar bashkë me konsullin Gashi dhe gjeneralin Orr gjatë tri viteve të fundit për të rritur bashkëpunimin mes qyteteve të Norwalk dhe Vushtrrisë.

Por, Dave Newlyweds nuk ishte takuar asnjëherë më parë me Hollien Zajicek derisa një ditë Dave kishte marrë një njoftim nga shefi i tij, gjenerali Orr, dhe nga konsulli i Kosovës, Xhavit Gashi.

“I thash [gjeneralit Orr] që jetoja në qytetin Norwalk dhe që doja të përfshihesha në programin e binjakëzimit të qytetit tonë me atë të Vushtrrisë”, tregon Dave Newlyweds. “Ata [gjenerali Orr dhe konsulli Gashi] po qeshnin dhe më thanë se unë duhej të lidhesha me Hollien. Më thanë se ajo është e mrekullueshme në punën e saj dhe se, ajo është beqare”.

Gjenerali Orr dhe konsulli Gashi duket ta kenë pasur një parandjenjë të saktë për Dave dhe Hollie, pasi ata të dy u bënë bashkë shumë shpejtë.

Pas takimit për herë të parë në dhjetor gjatë një ngjarjeje në Konsullatën e Kosovës në Des Moines – kryeqytetin e Iowas, ata përgatitën një takim mes Dave dhe Hollie – gjoja për të diskutuar programin e binjakëzimit mes Iowas dhe Kosovës.

“Ne e dinim për çfarë ishte organizuar ky takim,” tha Hollie.

Brenda dy muajve, Dave dhe Hollie vendosën të martoheshin. Tashmë, Dave dhe Hollie – “msit” i të cilëve u bë konsulli i Kosovës në Iowa – kanë planifikuar ta vizitojnë Kosovën në “muajin e tyre të mjaltit”.

“Nuk është një muaj mjalti zyrtar,” tha Dave. “Por konsulli Gashi mund të ketë diçka të planifikuar për ne atje”. /Insajderi.com