Si u fuqizuan grupet e krimit në Ballkan, me njërin prej të cilëve është i ndërlidhur edhe Mario Millosheviqi?

Si u fuqizuan grupet e krimit në Ballkan, me njërin prej të cilëve është i ndërlidhur edhe Mario Millosheviqi?

Valdet Devaja, një ekspert i sigurisë në Prishtinë për këtë dokumentar tregon për problemat e mafias në regjion, ku pashmangshëm përfshihet  edhe Mario Millosheviq, dhe implikimet që këto aktivitet kriminale kanë në shtete e regjionit.

“ Pas rënjës Shkaljar’, grupit të njohur nga Amerika Latine drejt Evropës Perendimore aty janë pozicionuar këto  grupet malazeze që kanë marrë territorin  dhe mënyrën se si ta transportojnë drogën nga Amerika Latine në Evropë”, ka thënë Devaja.

Devaja e ndërlidh aktivitetin e këtyre grupeve kriminale edhe me vrasjet politike të shqiptarëve në Perëndim derisa po shkatërrohej ish-Jugosllavia.

“Deri tash ka pas sulme ndaj familjarëve pa dallim moshe e gjini, Veslivokoqtiq para disa viteve ka qenë me karriere kriminale, ku ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës se Parë për vrasjen e veprimtarit shqiptar  Enver Hadrin, me Drashkoviqin i cili ka qenë udhëheqës i UDB-së në atë kohë”, ka thënë Devaja.