Si u mbush MPJ-ja me militantë të PDK-së, në kohën kur Enver Hoxhaj ishte ministër?

Si u mbush MPJ-ja me militantë të PDK-së, në kohën kur Enver Hoxhaj ishte ministër?

Për ta përfaqësuar Kosovën në qendrat vendimmarrëse ndërkombëtare, nuk mjafton të kesh karrierë të pasur profesionale apo të jesh njohës i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare.  Mjafton, preferenca politike për t’u emëruar ambasador i Kosovës në ndonjë shtet.

InDoks ka parë se si emërimet politike në diplomacinë kosovare nuk janë aspak fenomen i Qeverisë Haradinaj dhe e Kryediplomatit Pacolli.

Të dhënat e nxjerra nga Qendra për Gazetari Hulumtuese e Kosovës, tregojnë se edhe në kohën kur Ministria e Jashtme drejtohej nga PDK-ja me Enver Hoxhajn e Hashim Thaçin, nuk janë lënë anash avancimet të vijës partiake.

 

Nga kjo parti  në pozita të larta, konsuj, e disa edhe ambasadorë e zyrtarë të lartë brenda MPJ-së, kanë përfunduar Edon Cana,Mimoza Ahmetaj, Sabri Kiçmari, Lirim Grajçevci, Ramadan Avdiu, Heroina Telaku, Vlora Çitaku, Luljeta Vuniqi, Enver Buçaj, Uliks Emra, Lulzim Rifaj, Miftar Kryeziu, Petrit Hajdari e Artan Duraku.

InDoks në këtë episodë do ti kthehet trajtimit të historisë së diplomacisë. Si u shndërrua ajo nga misioni i saj për promovimin e Kosovës në një hapësirë për rehatimi militantësh. Për zhvatje të buxhetit.

InDoks | Diplomaci për marre – 19.01.2020

InDoks | Diplomaci për marre – 19.01.2020Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 diplomacia kosovare nëpër botë ka qenë e mbushur meskandale. E mbushur me militantë politikë. Me akraba.InDoks në këtë dokumentar do ti kthehet trajtimit të historisë së diplomacisë. Si u shndërrua ajo ngamisioni i saj për promovimin e Kosovës në një hapësirë për rehatimi militantësh. Për zhvatje të buxhetit.Prej misionit të saj për promovimin e vendit në një diplomaci për marre.“Diplomaci për marre”, me autor Visar Duriqi transmetohet këtë të diele në ora 20:10 në RTV Dukagjinidhe live në Insajderi.

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 19. Januar 2020