
Shpend Ahmeti, kryetar i PSD’së në Pressing ka treguar se si erdhi deri te ndarja e Vetëvendosjes. Sipas tij, nuk pa pasur plan për largimin e tyre nga VV.
Ai ka shpjeguar takimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes pas lirimit nga burgu të Albin Kurtit, pak para zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.
“Unë duhet të rikthehem kryetar pasi Lëvizja i ka punët keq”, citoi ai fjalët e Kurtit në mbledhje.
Me këtë thotë ai, të mos jenë pajtuar, pasi VV pas zgjedhjeve të përgjithshme kishte arritur rezultatet më të mira deri në atë kohë.
“Albini ka qenë i pari i Lëvizjes edhe pse ka qenë kryetar Visar Ymeri”, shpjegoi Ahmeti.
“Unë kam shpresu deri në momentet e fundit se mundemi me mbet bashkë”, thotë ai.
“Nuk ka pasur kurrë farë plani për largim nga Vetëvendosje”, thotë Ahmeti.