Si u bë që dy shqiptarë fituan azilin në Britani, duke gënjyer se ishin refugjatë nga Kosova

Si u bë që dy shqiptarë fituan azilin në Britani, duke gënjyer se ishin refugjatë nga Kosova

E përditshmja e madhe angleze ‘Daily Mail’ me një shkrim të gjatë, ka shkruar për dy emigrantët shqiptarë, të cilët ishin paraqitur si refugjatë kosovarë, përcjell albinfo.ch.

Sipas të përditshmes angleze, shqiptarët kanë arritur të fitojnë betejën në Gjykatën Supreme, duke u shtirur si kosovarë, dhe nuk mund të depërtohen më nga Anglia.

Megjithatë, ky fenomen ka sjellë shqetësime për autoritetet, pasi shpesh herë mund të bëhet fjalë për persona që kanë kryer krime.

“Dy shqiptarë që u shtirën si refugjatë kosovarë kanë fituar betejën me Gjykatën Supreme duke pamundësuar deportimin e tyre. Me mijëra tjerë tani mund të lejohen të rrinë në Britani edhe nëse kanë kryer krime të rënda”, thuhet në këtë shkrim.

Njëri nga ta është Dinjan Hysaj, 40-vjeçari që u lejua të qëndronte në Britani në vitin 1999, por që në vitin 2011 ai u burgos për pesë vjet pasi goditi me shishe qelqi një person tjetër në një lokal në Hemel Hempstead, Herts.

Shqiptari tjetër është Agron Bakijasi, 44 vjeç, i cili u zbulua më 2007 kur partnerja e tij u kthye në Shqipëri. Por ai riaplikoi duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe iu dha nënshtetësia britanike.

Ata ishin urdhëruar të largoheshin, megjithatë, e çuan çështjen në Gjykatën Supreme.

Dhe në betejën ligjore, avokatët e tyre ia dolën me sukses të argumentonin se gënjeshtra për të fituar nënshtetësinë nuk mjafton për t’ua mohuar atyre këtë të drejtë.

Kjo bëri që ata të mund të kenë leje qëndrimi të përhershme me letra britanike, dhe duke mos mundur më të deportohen.

Sipas “Daily Mail”, mendohet se të paktën 80 mijë refugjatë nga Kosova erdhën në Britani në vitet ’90, për të shpëtuar nga lufta, por mijëra shqiptarë, duke përfshirë kriminelë të rëndë, shfrytëzuan krizën për të kërkuar azil në këtë vend.