Si u zbuluan dy sulme terroriste të planifikuara në Australi

Si u zbuluan dy sulme terroriste të planifikuara në Australi

Një i dyshuar terrorist në Australi u përpoq që ta kontrabandonte një bombë në një aeroplan duke e vendosur atë në vëllain e tij.

Plani ishte një nga dy komplotet terroriste të zbuluara kohët e fundit nga autoritetet policore të Australisë, të cilët arrestuan disa persona në Sydney të shtunën.

Të dyshuarit dyshohet se u ndihmuan nga i ashtuquajturi Shteti Islamik (IS).

Komploti tjetër përfshinte ndërtimin dhe ngritjen e një pajisjeje që mund të lëshonte gaz toksik në një hapësirë publike të mbyllur.

Policia tha se planet ishin “ndërprerë plotësisht”.

Michael Phelan nga Policia Federale e Australisë tha se kjo ishte “një nga komplotet më të sofistikuara që ndonjëherë është tentuar në tokën australiane”, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se dy të dyshuarit kishin ndërtuar dhe fshehur një eksploziv ushtarake në një nga valixhet.

Plani ishte që vëllai i njërit prej të dyshuarve të merrte valixhen me vete në bordin e një aeroplani të Etihad Airways duke u larguar nga aeroporti i Sidneit më 15 korrik.

Vëllai nuk ishte në dijeni të bombës, tha policia.

Policia thotë se të dyshuarit kishin ndërtuar bombën duke përdorur pjesët që u dërguan në një paketë nga Turqia nëpërmjet ngarkesës ajrore, e cila ishte rregulluar nga një figurë e lartë IS.

Një prej të dyshuarve kishte qenë në kontakt me të që nga muaji prill.

Pas dështimit të planit të parë, u angazhuan për krijimin e një pajisje kimike që do të lëshonte sulfur hidrogjeni por sipas policisë, skema ishte larg realizimit kur policia ndërhyri të shtunën.

Të dy të dyshuarit – Khaled Khayat, 49 vjeçar dhe Mahmoud Khayat, 32 vjeçar – u shfaqën nëpërmjet një video-lidhje në një Gjykatë të Sidneit të premten nën akuzat për “përgatitjen ose planifikimin e një sulmi terrorist”.

Asnjëri nga ta nuk kërkoi lirimin me kusht gjatë seancës së shkurtër, e cila u shty deri më 14 nëntor.

Nëse dënohen, ata përballen me një dënim maksimal të jetës në burg.