“Siç vdiq shoku i qelisë së Astritit, ka vdekur edhe hetuesi i parë i rastit të Arbnorit”

“Siç vdiq shoku i qelisë së Astritit, ka vdekur edhe hetuesi i parë i rastit të Arbnorit”
Burimi i fotografisë: Naser Makolli, shoku i Astrit Deharit në burg

Xhemile Dehari, nëna e dy aktivistëve të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbnor e Astrit Deharit, është shprehur me habi për dy vdekje të tjera, që ndërlidhen me hetimin e rasteve të vdekjeve të dy djemve të saj.

Në një intervistë për RTC Dukagjini, Xhemile Dehari deklaroi se është për t’u çuditur se si disa kohë pas vdekjes së djalit të madh të saj, Arbnorit, kishte ndërruar jetë hetuesi i parë i këtij rasti.

“Është shumë për t’u çuditur se hetuesi i parë i rastit të djalit tonë të madh, Arbnorit, vdiq, ndërkaq edhe Astritit i vdiq shoku i vetëm i burgut. Për çka po ndodhin këto gjëra”, ka thënë ajo.

Nëna e Astrit e Arbnor Deharit ka folur edhe për mos transparencën e institucioneve lidhur me rastet e djemve të saj. Ka kritikuar Prokurorinë e Ministrinë e Drejtësisë. /Insajderi.com