13 persona vdiqën në vendin punës këtë vit

13 persona vdiqën në vendin punës këtë vit

Vetëm gjatë këtij viti, 13 persona kanë vdekur në vendin e punës, duke përfshirë dy viktimat që u shënuan gjatë së mërkurës.

Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë  thonë se duke u bazuar në numrin e punëtorëve në vend, numri i vdekjeve në vendin e punës është katër herë më i madh se në rajon.

“Viti 2018 ka qenë më tragjik për ne pas kemi pasur 29 raste të vdekjeve. Më 2019 ka pasur një rënie të vdekjeve, ndërsa për vitin 2020, deri më tani kemi pasur 13 raste të vdekjeve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jusuf Azemi.

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se kanë pritur që këtë vit të ishte numër më i  vogël i të vdekurve në vendin e punës për shkak të pauzave nga pandemia COVID-19./Insajderi.com