Sigurimi i armatosur i AKI-së ndali vrasësin të ikën së bashku me pengun

Sigurimi i armatosur i AKI-së ndali vrasësin të ikën së bashku me pengun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndërtesën e AKI-së ku, Valon Ibërdemaj dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri punëtorin e bufesë, Isa.S.

Sipas asaj që merr vesh Gazeta Online Insajderi, Ibërdemaj pasi kishte kryer vrasjen kishte marrë peng një punëtore të AKI-së, duke provuar që së bashku me të, të dalë nga objekti.

I dyshuari është ndalur nga sigurimi i armatosur, të cilët me armë të gjata kanë bllokuar daljen e tij për vrasje. Më pas, i dyshuari ka liruar pengun dhe është dorëzuar. Policia e Kosovës nuk ka dalë ende me raport zyrtar për këtë rast.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë pak më herët ka dalur me një deklarim publik në lidhje me vrasjen e ndodhur sot brenda objektit të kësaj agjencie.

Sipas AKI-së vrasja e ndodhur nuk ka të bëjë me çështje të cilat ndërlidhen me veprimtaritë e Agjencionit.

”Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK! Rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, thuhet në njoftim. /Insjaderi.com