Një rrahje brutale ka ndodhur në “Albi Mall”, një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend.
Siç raportojnë mediat, një diskutim i ashpër mes sigurimit dhe një qytetari në këtë qendër tregtare, e cila ndodhet në Prishtinë, ka shpërthyer në grushte.
Në pamjet e publikuara shihet se si sigurimi rrah me grushte e shkelma personin në fjalë.
Rastin për Insajderi-n e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë./Insajderi.com