Sikur...

“Sikur Kurti mos të tërhiqej sot do të ishte akteri kryesor në dialog”

Zgjim Hyseni dikur bashkëpartiak i Kurtit dhe tani rival i tij, ia ka kontestuar guximin edhe një herë liderit të Vetëvendosjes dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Sipas Hyseni, Kurtit i mungoj guximi dje, çka ia pamundëson pozicionin e favorshëm sot.

“Sikur Kurti mos të tërhiqej sot do të ishte akteri kryesor në dialog”

Tash që presidentit të Kosovës, pothuajse iu ka pamundësuar të qenurit pjesë e dialogut Kosovë – Serbi, meqë Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij për krime lufte, Albin Kurti do të ishte njeriu kryesor i Kosovës në bisedime me Serbinë, sikur mos të dorëhiqej.

Kështu ka thënë nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, dikur bashkëpartiak i Kurtit, Zgjim Hyseni.

“Sikur Kurti mos të terhiqej sot do të ishte akteri kryesor në procesin e dialogut”, deklaroi Hyseni, duke iu referuar situatës së fundit.

Kurti, sa ishte kryeministër, kishte refuzuar të udhëtonte për në Uashington, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Arsye e mos udhëtimit, siç deklaronte atëherë Kurti, ishte fakti se ai po ftohej jo tashmë për të negociuar, por vetëm për të nënshkruar diçka që veç është diskutuar.

Prandaj, në mendjen e tij, po refuzonte të dilte para një akti të kryer.

Ai pati transmetuar para publikut edhe një bisedë sy me sy qe e kishte zhvilluar me Thaçin.

“Më tha eja ne të dy, sepse veç ne jemi të zgjedhur, të tjerët janë të emëruar, të shkojmë dhe t’i japim fund kësaj pune”, tregonte Kurti, t’i ketë thënë Thaçi.

Ftesa e Thaçit për Kurtin ishte udhëtim dhe takim në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Por, Kurti, në seancën kur u rrëzua nga deputetët, kishte deklaruar se nuk shkon “as në Shtëpinë e Bardhë, as në të Kuqen e as në të Verdhë”, në asnjë vend ku “ka thika mbi harta”./Insajderi.com

Zgjim Hyseni i PSD: Shpend Ahmeti i gatshëm t'ia lëshojë vendin ...