Simiq sulmon gazetarët kosovarë – reagon AGK

Simiq sulmon gazetarët kosovarë – reagon AGK

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq ka sulmuar gjatë ditës së djeshme gazetaren dhe kameramanin e portalit arbresh.info

Për këtë sulm që i është bërë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke dënuar sulmin, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas reagimit të AGK-së thuhet se në ngjarjen të cilën ka shkuar për të raportuar gazetarja nuk është lejuar nga Simiq, derisa siç bënë të ditur AGK-së sipas gazetares mediat serbe janë lejuar.

“Sipas raportimeve të arbresh.info, Simiq ka vizituar një shkollë të mesme të ulët dhe më pas të ashtuquajturën Komunën paralele të Prilluzhës. Ekipit të arbresh.info ju pamundësua të jetë i pranishëm për të raportuar ngjarjet, përderisa mediet serbe u lejuan të jenë prezente. Për me tepër, siç bën të ditur gazetarja e arbresh.info, Elmedina Ballazhi, pas tentimit së saj për të hyrë në takimin e dytë, ajo është sulmuar nga personeli i Simiqit, duke e goditur atë me bërryl në gjoks dhe duke i mbyllur derën asaj dhe kameramanit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje në reagimin e AGK-së thuhet se “ Pas përfundimit të dy takimive, Simiq sërish nuk ka pranuar të deklarohej. Pavarësisht këtyre pengesave, ai përmes mesazheve i ka mohuar arbresh.info se personi që ka larguar gazetaren, është pjesë e stafit të tij”.

“Nuk ishte stafi im. Gazetarët tuaj janë gjithmonë të respektuar. Më vjen keq për të gjitha këto keqkuptime. Shihemi në Prishtinë, dhe faleminderit për mirëkuptim”, është shprehur Simiq në formë të shkruar, pas gjithë këtyre telasheve në lidhje me raportimin nga këto vizita, ka bërë të ditur AGK.

AGK i dënon fuqishëm këto akte të personelit të Simiqit dhe kërkojmë nga ata distancimin e menjëhershëm dhe të pa pranueshëm nga këto veprime. Zyrtarët shtetëror duhet të jenë transparent në punën e tyre dhe të ndihmojnë të gjithë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm. /Insajderi.com