Simiq: Vota për Listën Serbe – mbështetje për luftën në institucione

Simiq: Vota për Listën Serbe – mbështetje për luftën në institucione

Lista Serbe ka nisur fushatën e saj për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me qëllim për të fituar 10 vendet në Parlamentin e Kosovës, ulëse të cilat janë planifikuar për komunitetin serb, transmeton Insajderi.

Nënkryetari i Listës Serbe dhe i pari në listën e këtij subjekti politik në zgjedhjet e 14 shkurtit, Igor Simiq theksoi për Kosovo Online se uniteti dhe shteti i Serbisë janë faktorët kryesorë në mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Vota për Listën Serbe është një mbështetje për luftën në institucione, si për secilin individ ashtu edhe për interesat kolektive të popullit serb. Gjithashtu, me ndihmën e shtetit tonë, ne duhet të vazhdojmë të investojmë dhe me projekte të ndryshme të infrastrukturës për të mundësuar përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në Kosovë, si në zonat ku serbët janë shumicë, ashtu edhe në zonat ku sot, për fat të keq, jetojnë në pakica. Këtu, ne nënkuptojmë kryesisht mbështetjen për aktivitetet ekonomike”, thotë Simiq.

“Kur flas për këtë, duhet të theksoj ndihmën që Zyra për Kosovë dhe Metohi u ofron qytetarëve në jug të Ibrit, përmes ndihmës në prokurimin e materialit farë, por edhe në prokurimin e makinerive bujqësore që nevojiten në punën e përditshme”, shprehet tutje ai. /Insajderi.com