Simmons: Është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”

Simmons: Është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”

Ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë – EULEX, Malcolm Simmons, e ka këshilluar Kosovën që të dalë me deklarata më të ashpra dhe më të drejtpërdrejta ndaj Bashkimit Evropian, pas intervistës së shefit të BE-së në Kosovë, ku tha se Qeveria Kosovës duhet të merret që t’i bind shtetet për liberalizimin e vizave, transmeton Insajderi.

Me anë të një reagimi në Twitter, Simmons thotë se është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”.

“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: “Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE-së?”, ka shkruar Simmons.

Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka folur gjerë e gjatë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Për këtë, ai kishte kërkuar të raportonte edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. /Insajderi.com