Simmons: EULEX i dorëzojë Serbisë dosje për krimet e luftës

Simmons: EULEX i dorëzojë Serbisë dosje për krimet e luftës

Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, po pretendon se “EULEX ka dorëzuar materiale të krimeve të luftës në Serbi”.

Kjo deklaratë e Simmons, vjen pasi pak orë më parë tha se “Kurti nuk i është përgjigjur letrës së tij për keqpërdorimet e EULEX-it”.

”A është UNMIK-u në dijeni se dosjet e krimeve të luftës që ua transferoi EULEX-it janë dorëzuar në Serbi? A ishte kjo në parim me marrëveshjen mes UNMIK-ut dhe EULEX-it”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për “parregullsitë e EULEX-it”.

Misionit evropian për drejtësi i është zgjatur mandati edhe për një vit nga Presidentja Vjosa Osmani. /Insajderi.com