Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka thënë se i ka shkruar kryeministrit të Kosovës një letër për një serë parregullsive në EULEX.
Por thotë se përgjigje nga Kurti s’ka marrë – as edhe një fjalë.
Ai i ka replikuar një përdoruesi të rrjetit social Twitter, i cili tha se “Kurti do ta ketë vështirë të ndryshojë sistemin”.
”Z. Kurti e ka pranuar letrën dhe deklaratën time para disa javësh. Ka pasur shumë komente nga mediat në Kosovë, por asnjë fjalë nga Z. Kurti. Koha do ta tregojë”, pasoi përgjigja e Simmons.
Ditë më parë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka shtyrë afatin e EULEX-it në Kosovë për edhe një vit tjetër. /Insajderi.com
Mr. Kurti received my letter and statement several weeks ago. There has been much comment by the media in Kosovo but not a single word from Mr. Kurti. Time will tell.
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) June 20, 2021